Lexoni historinë e 3 maceve të verbëra që askush nuk i dëshironte por në fund u adoptuan nga Catherine Magno.

Takoni vëllaun e madh Blue dhe motrat e tij Meadow dhe Little Willow, një familje prej 3 maceve të verbëra që sapo janë adoptuar nga Catherine Magno.

Historia e tyre fillon para Krishtlindjeve të vitit 2014 kur këto mace ishin gjetur në një depo të braktisur në Dubai. Në atë kohë ata kishin humbur shikimin e tyre për shkak të një gripi të maceve që u lanë të patrajtuar nga pronari i tyre i mëparëshëm.

Vëllau Blue pothuajse u adoptua nga fqinji i pronarit të mëparshëm por ai nuk mundte të jetonte pa motrat e tij dhe qante natën duke i kërkuar ato. Kështu më vonë e gjithë familja u bashkua në një shtëpi kujdesi, deri në natën e 19 Shkurtit 2015 kur Catherine i morri ata nën përkujdesjen e saj.

Catherine ka thënë se historia e tyre e ka prekur shumë dhe nuk mund ti shihni ata të mbyllur në kafaz.Ajo thotë se do të jetë sfiduese për t'u kujdesur për ta, dhe se kafshët e verbëra shohin përmes zemrës së tyre.

YOUR REACTION?
Facebook Conversations