Çifti i bën fotot e martesës pas 70 viteve, pasi në kohën kur ishin martuar në vitin 1946 nuk kishin një aparat që t'i bënin fotot e martesës.

Ferris dhe Margaret Romaire në vitin 1946 u martuar por në atë kohë nuk kishin një aparat për t'i bërë fotot e martesës. Kështu pas 70 viteve mbesa e tyre Amanda Kleckley organizoi një 'photo shoot' ku Ferris dhe Margaret do t'i bënin fotot që nuk mund t'i bënin para 70 viteve.

Margaret 89 vjeçare dhe Ferris 90 vjeç dukeshin shumë të bukur. Ky çift i ëmbël u fotografua nga fotografja Lara Carter. Ajo tha se ata janë një shembull i bukur se si është menduar duhet të jetë.

YOUR REACTION?
Facebook Conversations