Të moshuarin 89 vjeqar i cili shet akullore me lëng frutash, interneti e ndihmon duke i dhuruar më shumë se 280.000 dollarë. Lexoni më shumë rreth të moshuarit dhe arsyen pse ai u ndihmua.

Joel Cervantes Macias ishte duke vozitur në Little Village në Chicago kur pa një të moshuar që me vështirësi e shtyente karrocën e akulloreve me lëng frutash. I moshuari ishte 89 vjeqari Fidencio Sanchez. Ai dhe gruaja e tij kishin humbur vajzën e tyre të vetme dhe tani po bënin këtë punë të lodhshme për të paguar faturat.Por më vonë gruaja e tij u sëmurë dhe Fidencio nuk kishte zgjidhje tjetër veq të shtynte karrocën vetëm.

Macias dhe shoku i tij Joe Loera krijuan një kampanjë në GoFundMe për të mbledhur 3000 dollarë për Fidencio dhe gruan e tij. Por interneti dhuroi më shumë se 280.000 dollarë në vetëm 5 ditë. Kampanja është ende hapur pasi njerëzit ende po dhurojnë para.

YOUR REACTION?
Facebook Conversations