Përshendetje lexues të dashur,bëhuni dhe ju pjesë e Fantastike.com

Përshendetje lexues të dashur, kjo në një farë mënyre është një letër e hapur për ju.

Faqja Fantastike.com është krijuar më 7 Mars 2015. Që nga atëherë kjo faqe drejtohet vetëm nga një njeri, unë. Nëse pyesni se kush jam unë, mund t'ju përgjigjem se jam thjeshtë një djalë që dua që ju lexues të lexoni disa nga gjërat më fantastike të internetit.

Është e vështirë të punosh i vetëm në një webfaqe, por puna,besimi dhe durimi ka ndikuar që unë të mos dorëzohem dhe të mos ta lë faqen përgjithmonë. Kam filluar me një faqe në Facebook që tani numëron më shumë 40 mijë pëlqime, dhe kam kaluar tani qe një muaj në website, Fantastike.com .

Shumë pak persona e dijnë se kush qëndron pas kësaj faqeje, dhe ata kanë ndikuar shumë sepse më kanë motivuar më shumë që të vazhdojë.

Si i vetëm arrijë të shkruaj një postim për ditë në webfaqe, kryesisht janë përkthime nga faqet e tjera por ndonjëherë dhe shkrime të mia.

Por nuk dua të vazhdoj i vetëm, dua që edhe ju lexues të jeni pjesë e faqes duke shkruar për gjërat fantastike që i hasni. Mjafton të lexoni dy-tre postime dhe mund ta kuptoni formatin që kërkoj.

Postimi duhet të ketë një titull, një përshkrim të vogël se për cfarë bëhet fjalë, përshkrimi tjetër më i gjatë rreth atij postimi dhe sigurisht fotografitë(që janë shumë të rëndësishme). Gjithashtu mund të vendosni dhe video në postim.

Temat e postimeve duhet të jenë rreth jetës, jo politikë, jo ekonomi etj, sepse jemi lodhur nga gjithë këto lloje të portaleve që lexuesve ju ofrojë vetëm lajme të këqia.

Ju e keni mundësinë të regjistroheni në faqe duke klikuar në këtë link - http://fantastike.com/register .
Mund të zgjdhini të regjistroheni me anë të rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter ose me E-mail adresën tuaj.

Për më shumë do të informoheni më vonë.

Mundësia tjetër është që postimin që ju e shkruani dhe fotografitë mund t'i dërgoni me anë të mesazhit në Facebook në faqen tonë - http://facebook.com/fantastikecom .

Sigurisht ju do të merrni meritat që keni shkruar atë postim, si dhe do të shpërbleheni(për më shumë në të ardhmen).

Kaq për tani, kjo letër do të përditësohet së shpejti. Faleminderit.